Në 24 orët e fundit, në Amerikë janë regjistruar gati 13 mijë raste të reja më koronavirus, duke bërë që numri i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë, të shkojë në 33.4 milionë.

Sipas “Johns Hopkins University”, numri i viktimave në Amerikë, që nga fillimi i pandemisë është gati 600 mijë persona. Amerika mbetet kështu vendi më i prekur nga pandemia Covid-19.

Mediat amerikane konfirmojnë se pavarësisht se numri i të vaksinuarve rritet dhe, po ashtu ulet numri i të infektuarve, personat më të prekur dhe që vdesin më së shumti janë personat me ngjyrë.