Dy persona, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar ende, pjesë e delegacioneve zyrtare olimpike që kanë mbërritur në Olimpiadë, janë shtruar në spital, në Tokio, pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e konfirmuan organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, duke sqaruar se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë. Gjithsesi, shtrimi i tyre është një masë paraprake.

Këto janë dy rastet e para të infektimit me koronavirus në Fshatin Olimpike që përfundojnë në spital, që nga 23 korriku, kur ka nisur Olimpiada. Sot zhvillohet dita e 6-të e Olimpiadës.