Rikthehet frika në Uashington, pasi dy policë kanë mbetur të plagosur kur një makinë ka tentuar të hyjnë me forcë në mjediset e kongresit amerikan. Për fat të keq, pak orë më vonë, një nga dy policët ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është ende në spital.

Atentatori është një 25-vjeçar nga Indiana, që quhej Noah Green. Pasi kreu këtë veprim, ai doli nga makina duke mbajtur në dorë një thikë, duke kërcënuar forcat e rendit. Më pas ai u qëllua me armë nga agjentët e policisë dhe ndërroi jetë në vend.

Sipas policisë, ky veprim nuk është një akt terrorist dhe po heton për ngjarjen. Gjithsesi, pas kësaj ngjarje Capitol Hill është vënë në gjendje shtetrrethimi. Makina që mbante personi, pasi përplasi dy policët, është përplasur tek një nga barrierat mbrojtëse .