Prej muajsh tashmë, Ukraina dhe Rusia janë në konflikt me njëri-tjetrin. Dy shtetet, ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për paqe.

Papa Françesku, u tha gazetarëve sot se dëshiron të vizitojë Ukrainën. Kur u pyet për një udhëtim të mundshëm të ardhshëm në Ukrainë, ai tha: “Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev”, shkruan Reuters.

Ati i Shenjtë bisedoi në avioni papal me gazetarët që udhëtonin me të nga Roma në Kanada. Asnjë papë nuk e ka vizituar kurrë Moskën dhe Papa Françesku ka qenë i hapur për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Muajin e kaluar ai akuzoi në mënyrë implicite Moskën për një “luftë agresioni mizore dhe të pakuptimtë”.