“Kujdesuni për familjen! Mbroni familjen, sepse aty është jeta! Pikёrisht aty gjendet historia”. Kështu thotë Papa Françesku në një videomesazh drejtuar familjeve tё Uruguajit, me rastin e pёrfundit të Takimit të 10-të Botëror të Familjeve, mbajtur në Romë nga 22 deri më 26 qershor.

Videomesazhi është publikuar dje. Duke iu drejtuar atyre që merren me kujdesin baritor familjar në vendin e Amerikës së Jugut, Papa pati një ftesë të qartë për t’u kujdesur dhe pёr ta mbrojtur familjen:

“Kjo është ajo që Zoti kёrkon nga secili prej nesh. Kur erdhi në botë, deshi të lindte në një familje. Vazhdoni ta ruani familjen. Mos keni frikë, edhe pse nuk është e lehtë. Jeta nuk është e lehtë, por është kaq bukur ta jetosh mirë si familje.

Duhet guxim për t’u martuar, – nënvizoi më tej Papa Françesku gjatë meshës së kremtuar. – Disa nëna më kërkuan të bëj diçka për t’ua bindur fëmijët që të martohen dhe unë po iu përgjigjem: lërini fëmijët të lirë, lërini të dalin nga foleja”.

Pastaj u foli drejtpërdrejt të rinjve: “Jeta ka gjithmonë momente të vështira, të gjitha familjet i kalojnë. Mos merrni rrugën e lehtë, që të ktheheni te nëna juaj, por vazhdoni dhe gjeni dashurinë.

Shohim shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen dhe mjaft herë, disa nëna më thonë: Bëj diçka, fol me djalin tim që nuk martohet, është 37 vjeç. Përgjigja ime është kjo: Mos zonjë, mos ia hekuros këmishat edhe 37 vjeç, fillo ta largosh pak nga pak, të dalë nga foleja”.