“Vjehrra është një personazh mitik. Vjehrrën, nuk po them që e mendojmë si djall, por e mendojmë gjithmonë si një figurë të keqe. Ndonjëherë vjehrrat janë pak të veçanta, i kanë dhënë maternitetin bashkëshortit, kanë dhënë gjithçka, të paktën t’i bëjmë të lumtura”…

“Nëse kanë ndonjë defekt korrigjoni veten dhe ju o vjehrra. Unë them kujdes me gjuhën, mos flisni shume”. Kështu u shpreh Papa Françesku në fjalimin e tij në audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit duke u ndalur në ciklin e katekizimeve të pleqërisë.

“Vjehrra është nënë, është e moshuar. Një nga gjërat më të mira të vjehrrave është të shohin nipërit e mbesat e tyre. Kur i shohin, jetojnë sërish”, shtoi Papane diskutimin e tij. “Ne e dimë – vazhdon Françesku – se klishetë për lidhjet farefisnore të krijuara nga martesa, veçanërisht ato midis vjehrrës dhe nuses, flasin kundër kësaj perspektive.

Por, pikërisht për këtë arsye, fjala e Zotit bëhet e çmuar. Frymëzimi i besimit njeh të hapur një horizont dëshmie që bie ndesh me prirjen e paragjykimeve më të zakonshme, një horizont të çmuar për mbarë komunitetin njerëzor”.

Më pas ftesa “për të rizbuluar librin e Ruthës! Veçanërisht në meditimin mbi dashurinë dhe katekizimin mbi familjen. Ky libër i vogël përmban gjithashtu një mësim të çmuar mbi besëlidhjen e brezave: ku rinia rezulton e aftë për të rikthyer entuziazmin në moshën e pjekur, pleqte e gjejne veten të aftë për të rihapur të ardhmen për të rinjtë e plagosur”.