Situatë e komoplikuar për Alejandro Papu Gomez, i cili po jeton si i ndarë në shtëpi me Atalanta-n këto javë.

Argjentinasi duket se do të largohet nga Bergamo në merkaton e janarit, me disa skuadra të Serisë A që janë gati ta marrin.

Numri 10 i zikaltërve ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku shfaqet i vetëm në stërvitje.

Një nga komentet ka ardhur nga Angel di Maria.  Ylli i PSG-së ka shkruar: “Kjo ajo që të mbetet”.

Përgjigja e Gomez kanë qenë disa emoji që tregojnë gjendjen e tij shpirtërore për shkak të situatës së krijuar tek Atalanta.