Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka deklaruar se para se “kokëkuqja” t’i bënte një ofertë Carlos Sainz, ka kaluar një ditë të tërë në Maranello për të dëgjuar bisedat në radio gjatë garës së pilotit spanjoll.

Para se t’i bënim një ofertë, dëgjuam mënyrën se si ai ka komunikuar në radio me skuadrën. Kjo gjë është e rëndësishme, pasi tregon mënyrën se si ai përshtatet me garën, se sa është i përpiktë në punën e tij”, tha Binotto.

Mbetëm të kënaqur ndaj vendosëm ta afrojmë te Ferrari. Carlos ka një përvojë të mirë në Formula 1, por shohim se ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë. Është një pilot që punon dhe ka metodat e tij, karakteristika që na shtynë ta sjellim te Ferrari”, tha Binotto.