Të jetosh në një ishull privat në mes të Barrierës së Madhe Koraline mund të jetë ëndrra e shumë njerëzve, por falë njoftimit të një agjencie australiane të pasurive të patundshme është një realitet më konkret se kurrë.

Në fakt, disa pjesë shiten në ishullin privat të Keswick, në skajin jugor të Barrierën e Madhe Koraline, në Queensland tropikal.

Keswick ndodhet vetëm 14 milje detare me varkë ose 15 minuta me aeroplan në brigjet e Mackay dhe është në shitje për vetëm 30,000 €, aq sa kostoja e një makine.

Ishulli Keswick ka një sipërfaqe prej 530 hektarësh dhe karakterizohet nga plazhe me diell, gjelbërim tropikal dhe pamje befasuese të oqeanit.

Ishulli përfshin më shumë se 400 hektarë park kombëtar të mbrojtur për të ruajtur habitatin natyror dhe vetëm një pjesë e vogël është menduar për banim.

Sot një pjesë e madhe e ishullit shitet me një çmim të reduktuar prej 30 mijë eurosh, vetëm 250 metra larg plazhit dhe nuk është një mashtrim.

Njoftimi i shitjes është real dhe ka të bëjë me një parcelë prej 1974 metrash katrorë mbi të cilën mund të ndërtoni strehën tuaj qiellore.