Keni lexuar dhe dëgjuar shumë shpesh nga ekspertë të shëndetit se kafeja nuk duhet pirë kurrë me stomakun bosh, pasi është shumë e dëmshme për stomakun. Por, a e dini se ky nuk është zakoni i vetëm i dëmshëm i mëngjesit që ne praktikojmë sapo hapim sytë në mëngjes? Veç pirjes së kafesë, ne gjithashtu bëjmë një tjetër ‘gabim’ që tashmë duket të jetë i pashmangshëm për shumë njerëz.
Sot, nuk ka pothuajse asnjë njeri që nuk e merr telefonin në dorë menjëherë sapo hap sytë në mëngjes. Jo thjesht për të fikur alarmin, por edhe për të parë se çka ndodhur gjatë natës në rrjete sociale dhe për të bërë atë ‘scrolling-un’ e mëngjesit. Një doktori njohur, Dr. Johannes Wimmer këshillon që këtë zakon ta ndryshojmë dhe mos ta marrim telefonin në dorë sapo kemi hapur sytë.
Sipas doktorit, duhet të përmbahemi dhe të qëndrojmë të paktë një ose dy minuta pa nisur rutinën e përditshme me telefonin kur ngrihemi në mëngjes, në mënyrë që të rrisim sa më shumë kohën e kaluar pa telefon.
“Mjafton një ose dy minuta pa telefon. Nuk është me të vërtetës humë, por është tepër e mirë ”, shkruan Dr. Wimmer. Nëse filloni ta ndryshoni këtë zakon, do të vini re se ndiheni më mirë me kalimin e kohës’. Sipas një sondazhi të Deloitte të vitit 2015, rreth 43% e njerëzve e marrin telefonin brenda 5 minutave paszgjimit, 17% e marrin telefonin menjëherë, që i bie rreth 60 persona në mëngjes, gjëja e parë që bëjnë është të marrin telefonin.