Ronald de Boer, vëllai i trajnerit të Holandës, Frank, ka këshilluar Donny van de Beek që të ndryshojë ekip nëse nuk do të humbasë Europianin.

Dhe merkato e janarit është mundësia e madhe: “Euro 2020 po vjen dhe ai do të dojë të marrë pjesë. Ndoshta do të ishte e përshtatshme që të fliste me klubin për atë që duan saktësisht nga ai”, ka thënë Ronald.

“Nëse gjërat nuk përmirësohen, do të ishte mirë që të kërkonte të huazohej ose të shitej”.

Donny van de Beek, i transferuar nga Ajax te United për 39 milionë euro, nuk është aktivizuar shumë deri tani: vetëm 10 ndeshje në Premier League, prej të cilave vetëm 2 si titullar.

Gjithmonë titullar në Carabao Cup, holandezi është lënë jashtë në ndeshjen më të rëndësishme, gjysmëfinalja kundër Manchester City-t, në të cilën është aktivizuar në dy minutat e fundit.