Edhe gjatë kësaj të marte vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e një moti të alternuar me kthjellime dhe vranësira.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat priten të bëhen më të dukahme dhe të sjellin reshje shiu në zonat malore dhe pak në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, bregdeti shqiptar do të jetë në kushtet e një moti të qëndrueshëm.

Temperaturat do të ulen në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.