Shqipëria është përfshirë që nga fillimi i javës nga reshjet e shumta të shiut e vranësirat.

Edhe përgjatë kësaj të enjteje, shiu do të vijojë të jetë prezent në të gjithë vendin. Në pjesën e parë të ditës, reshjet e shiut do të shfaqen më tepër në zonën veriore të vendit, ndërsa gjatë pasdites pritet që të ketë shi në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të vijojnë të luhaten dhe sot  nga 10°C deri në 26°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.