Në prag të fundjavës, Shqipëria vijon të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut që do të jenë më të dukshme gjatë paradites sipas MeteoAlb.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të ditës, kushtet e motit në vend do të përmirësohen përkohësisht.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë sot duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.