Territori shqiptar do të mbizotërohet edhe sot nga kthjellimet, kryesisht në ultësirën perëndimore, teksa priten edhe vranësira në zonat malore. Gjatë pasdites, vranësirat do të shfaqen pjesërisht edhe në zonën e ulët të Shqipërisë.

Temperaturat nuk do të ndryshojnë përgjatë ditës së sotme, duke qëndruar po të njëjtat si dje dhe duke u luhatur nga 16 gradë Celsius në 38 gradë Celsius.

Ndërkaq, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Sa i përket Kosovës, moti do të vijojë të mbetet i qëndrueshëm, teksa do të mbizotërojnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut do të mbizotërohet nga kthjellimet gjatë paradites ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë kalime të lehta vranësirash.