Edhe këtë të enjte temperaturat e larta do të vijojnë të dominojnë vendin edhe ditën e stome. Moti në territorin shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Gjatë mesditës pritet të ketë herë pas here edhe kalime vranësirash që do të jenë të fokusuara në zonat malore. Sipas Meteoalb, nuk do të ketë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në maksimumi 38°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova – Temperaturat priten të jenë shumë të larta edhe në Kosovë, ku maksimumet do të ngjiten deri në 35°C. Moti do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here ka kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës.

Maqedonia e Veriut – Edhe në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të vijojnë të mbeten shumë të larta prezente si pasojë e valës së nxehtë. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në Veriperëndim dhe në Jug të Maqedonisë së Veriut do të ketë kalime të lehta të vranësirave pas mesdite.

Rajoni dhe Europa – Pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Europa Jugore do të jenë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Me rebeshe afatshkurtra dhe të izoluara do të jetë pjesërisht dhe Europa Qendrore.