I gjithë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, që do të jenë më të dukshme në zonat Jugore të vendit.

Gjatë ditës, pritet që vranësirat të pësojnë edhe zhvillim, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Sa i përket erës, ajo  do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.