Shqipëria – Gjatë pjesës së parë të ditës, do të ketë kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore, ndërsa zonat bregdetare dhe të ulëta ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve.

Në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse gjithë vendin tonë të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje dhe Juglindje duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova parashikohet që deri në orët e mesditës të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen dhe pritet që herë pas here ato të pësojnë zhvillime duke sjellë në vend rrebeshe të përkohshme në pothuajse të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut – paraditja do të mbetet në mbizotërimin e orëve të shumta me diell, por në lokalitete të izoluara do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin kalime vranësirash në për të gjithë MV, ku në Veriperëndim do të gjenerojnë shira të pakët.

Europa Jugperëndimore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakat të vranësirave. Në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike do të jetë edhe Britania e Madhe. Ndërsa vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO ashtu pjesërisht rajoni i Ballkanit do të jetë me rrebeshe shiu.