Përgjatë orëve të para të kësaj të hëne, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e alternimeve dhe vranësirave, që pritet të jenë më të dukshme në zonat lindore të vendit dhe ku priten edhe reshje të pakta shiu kryesisht në juglindje të territorit.

Sakaq, pas mesditës, pritet të ketë një përmirësim të motit edhe në këto zona të vendit, duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.