Temperaturat e larta do të vijojnë të mbeten prezente në vend, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në Verilindje të vendit. Moti do të jetë më i freskët në qarkun e Korçës. Kushtet e motit do të jenë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites, por pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova – Gjatë orëve të para të ditës moti do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, por mundësia për reshje është thuajse 0.

Maqedonia e Veriut – Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat Veriperëndimore. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme, por nuk do të të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa – Lindja e kontinentit dhe vendet Nordike do të jenë nën ndikimin e vranësirave që do të sjellin shi të shoqëruar me mini stuhi ere. Me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje paraqitet pjesërisht Europa Qendrore.