Shqipëria do të vijojë të mbizotërohet edhe përgjatë kësaj të shtune nga vranësirat e shumta dhe kthjellimet, që nuk priten të jenë aq dominuese.

Sakaq, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që këto vranësira të gjenerojnë edhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu, që më të fokusuara pritet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.