Athos Salome është një 36-vjeçar i cili po bëhet i njohur në mbarë botën për aftësitë e tij të tregimit të fatit. Braziliani ka fituar pseudonimin “Nostradamus modern” për shkak të parashikimeve të tij të shumta se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Disa nga parashikimet më të famshme të këtij ‘Nostradamusi modern’ kanë qenë ngjarje historike si ardhja e një pandemie, si ajo e përjetuar në 2020 me COVID-19, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe sigurisht, ai parashikoi vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II.

Tani Salome është sërish në lajme pasi me sa duket e di se cila skuadër do të fitojë Kupën e Botës. Parashikuesi është pyetur në disa raste për rezultatin e Kupës së Botës 2022 në Katar. ‘Nostradamusi modern’ nuk ka heshtur dhe në vetëm pak ditë ka raportuar tashmë mendimet e tij.

Sipas Athos, pesë skuadrat që mund të arrijnë në finale të turneut janë Argjentina, Brazili, Belgjika, Franca dhe Anglia. Por vetëm skuadrat e Lionel Messit dhe Kylian Mbappe do të arrijnë në finale më 18 dhjetor. Ai thotë se do të fitojë Franca.

Përveç kësaj, fallxhori ka paralajmëruar gjithashtu se për shkak të rritjes së numrit të pozitivëve COVID-19, turneu i zhvilluar në Katar mund të jetë subjekt i disa modifikimeve.