Kjo e mërkurë shënon edhe ditën e fundit të gushtit, një muaj i cili është karakterizuar nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, por herë pas here i shoqëruar edhe nga rrebeshe të forta shiu.

Sa i përket ditës së sotme, territori shqiptar do të vijojë të karakterizohet nga një mot i kthjellët, por do të duken edhe vranësira deri në mesditë.

Mund të ketë edhe rrebeshe shiu, por që nuk pritet të zgjasin përgjatë kufirit lindor dhe në zonën e ulët. Mos harroni të merrni çadrat me vete. Gjatë natës, pritet të ketë një përmirësim të motit.

Krahasuar me ditën e djeshme, temperaturat e ajrit do të kenë një rritje të lehtë sipas MeteoAlb,  duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.