Alessandro del Piero, legjendë e Juventus-it, ka folur për fitoren e bardhezinjve kundër Spezia-s në turnin e kampionatit të luajtur në mesjavë.
Ish-numri 10 i Zonjës së Vjetër ka analizuar edhe merkaton dhe golin e Vlahovic nga goditja e dënimit, që ka zhbllokuar pikërisht ndeshjen.
Për merkaton: “Nuk besoj se Paredes mjafton, Allegri duhet të ketë mundësinë që të rreshtojë skuadrën që ka në mendje, duhet Pogba, duhet Di Maria më i mirë, duhet Chiesa”, ka thënë Del Piero për Sky Calcio Club.
“Edhe në këtë ndeshje Juventus nuk ka luajtur mirë, ka patur shumë vështirësi dhe unë pres diçka më shumë. Gjithsesi, Spezia luan mirë”.
Për golin e dytë radhazi nga goditja e dënimit të Dusan Vlahovic, ish-sulmuesi ka shpjeguar: “Krijon një efekt që e bën topin të rrotullohet falë shpejtësisë që arrin t’i japë sferës. Ashtu si kundër Roma-s, gjuajtja, edhe pse nuk është shumë këndore, është e fortë dhe e vështirë për t’u pritur”.
Duhet theksuar se goli i shënuar nga serbi është për rekord. Vlahovic, në fakt, është bërë vetëm juventini i katërt që ka arritur të shënojë dy gola radhazi me goditje dënimi nga sezonit 2004-05pas Pjanic, Pirlo dhe pikërisht Alessandro Del Piero.