Orë të vështira për Paris Hilton, e cila ka humbur qenin e saj të dashur Diamond Baby. Trashëgimtarja ndau disa foto të kafshës në Instagram, të shoqëruara me apele në të cilat shprehte gjithë dëshpërimin e saj.

Ylli i reality show postoi gjithashtu njoftimin e humbjes duke thënë se qeni u pa për herë të fundit pesë ditë më parë në zonën e Beverly Hills pranë Mulholland Drive dhe Clarendon Road.

Prandaj, 41-vjeçarja ofroi një “shpërblim të madh” për ata që ia kthejnë Chihuahua-n e saj të dashur dhe “pa pyetje”.

“Isha në një sesion fotografik dhe po ndërrojmë shtëpi. Një nga ata që po lëvizin gjërat e shtëpisë duhet ta ketë lënë një derë të hapur,” tha Paris Hilton.

“Familja dhe miqtë e mi më ndihmuan të kërkoja në gjithë lagjen time dhe shkuan derë më derë, por ne nuk e kemi gjetur ende atë”, shtoi ajo, duke shpjeguar se kishte punësuar një hetues dhe po mendonte të përdorte dronët për ta gjetur.