Partizani ka zhbllokuar merkaton dhe ka arritur të bëjë dy afrimet e para. Klubi ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhen dy prezantimet e para që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Stenio Juniordhe Valentino Murataj do të dalin nesër para gazetarëve prej orës 09:45. Braziliani është një emër i spikatur që ka bërë mirë te skuadra e Shkëndijës, ndërsa shqiptari ka spikatur te skuadra e Bylisit.

Klubi i kuq nuk do të ndalet aty, pasi ka edhe emra të tjerë që do të mundohet të afrojë. Donald Mëllugja mund të jetë afrimi tjetër i rëndësishëm te “Demat e kuq”.