Shumë prej nesh, pas një dite shumë të lodhshme pune kanë vetëm një dëshirë: Të shtrihen e të flenë të qetë! Por, disa nuk munden. Kjo për shkak se partneri/partnerja mund të kenë një problem shumë serioz: Gërhasin!

E dimë që nuk është gjë aspak e lehtë, por ne po ju këshillojmë të bëni disa gjëra.

E para, mos u përqëndroni në zhurmën e gërhitjes. Duket e lehtë, por ju duhet të stërvitni veten tuaj dhe trurin që ta injoroni këtë zhurmë. Përndryshe, nuk do të mund të flini të qetë.

E dyta, nëse nuk mund të injoroni zhurmën, vendosni tapa te veshët. Kjo është një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë, por jo e përjetshme.

E treta, mund të dëgjoni muzikë, ose white noise, që i referohet pajisjeve që lëshojnë një zhurmë që mbyt tingujt e tjerë në dhomë.

Gjithashtu, nëse partneri juaj vazhdon të gërhasë, ju mund ta lëvizni pak, në mënyrë që të ndryshojë pozicionin e gjumit dhe ndoshta mund të qetësohet.

Një tjetër këshillë është të shkoni së bashku me partnerin/en tuaj te mjeku, i cili mund t’ju tregojë shkaqet e gërhitjes dhe mund t’ju tregojë disa alternativa trajtimi.