Ndonjëherë mbajtja e një kafshe mund edhe të bëhet problem për njerëzit e tjerë rreth e qark e sidomos kur jeton në pallat. Në “Aldo Morning Show” u diskutua pikërisht për këtë temë, a duhen mbajtur kafshët në pallat?

Një nga telefonueset e ditës së sotme ishte dhe aktorja Françeska Hysi, e cila doli në lidhjen direkte së bashku me macen e saj. Ajo ka treguar se në fillim partneri i saj nuk ka qenë dakord me mbajtjen e një maceje, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar.

Françeska Hysi u shpreh: “Nuk cënon fare as hapësirat e përbashkëta, as nuk mjaullin sa të shqetësoj banorët e tjerë. Dhe nuk kam patur probleme. Unë gjithë jetën kam jetuar me macen, e kanë pranuar tani.

Unë e kam një partner që më thoshte o mua, o macen, sapo hapet dera e shtëpisë nuk më thërret mua, por thërret macen. Po shikoje vetë, si mund të mos e duash këtë?

Unë kam jetuar me mace gjatë gjithë jetës sime, Oreo nuk është macja e parë. Edhe më herët jam interesuar për këtë gjë, ia cenon jetëgjatësinë, a cenon karakterin e maces.  Është e vërtetë që i ndodh të bëhet pak më e qetë.

Nuk janë më  aq lozonjare saç janë kotelet në fillim kur nuk janë të kastruara. Asgjë tjetër nuk ndikon më. Ai është 5 muajsh dhe nuk e njeh fare si ndjesi. Pra nuk është se e kam marrë të rritur që ai e dinte, të themi i ka ardhur njëherë vakti”, u shpreh aktorja.