Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, teksa ndër vite ka prodhuar disa hite që vazhdojnë të dëgjohen nga të gjithë.

Ai është mjaft i komentuar jo vetëm si këngëtar, por edhe për jetën e tij personale, teksa prej kohësh është i martuar me Selvije Jahon, me të cilën ka edhe një djalë.

Së fundmi, partnerja e tij ka vendosur të lejojë ndjekësit e saj t’i bëjnë një intervistë virtuale në Instagram, ku ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve.

Një ndjekës i saj e pyeti Selvijen se cc’mendim kishte ajo për ish të dashurat e Shpatit. Ajo nuk e ka pasur aspak problem t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke e marrë me shumë sportivitet dhe duke thënë se ato që ajo njeh janë yje.

Selvija shkruan se ashtu sikurse edhe fansat, edhe ajo i ka njohur përmes mediave dhe i respekton të gjitha femrat që ai ka pasur në jetë.

“Ishat?? Pse aq shumë ka pasur. Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje të tij e respektoj sepse një prej tyre jam dhe vetë. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe flas fjalët më të mira për një femër”– shkruan ajo në Instastory.