Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’ ka kaluar sot me siguri një ditë ndryshe.

Vajza që i ka rrëmbyer atij zemrën prej disa vitesh, Vlera feston sot ditën e lindjes.

Sigurisht që një urim nuk i ka munguar nga partneri i saj, Arbri, i cili vetëm me dy fjalë dhe dy ‘emoji’ të përdorura duhet t’ia ketë ëmbëlsuar ditën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Arbri ka publikuar një foto të të dyve, ndërsa ka shkruar ‘Gëzuar ditëlindjen’, duke e shoqëruar me një zemër dhe një lule.

Vlera dhe Arbri u fejuan disa muaj më parë, teksa edhe pse ka vendosur ta mbajë lidhjen e tij jashtë syrit të medias dhe publikut, ai nuk ngurroi ta uronte publikisht shoqen e tij të jetës në këtë ditë të veçantë.