Pas 5 ditësh e bllokuar, anija gjigande që kishte ngecur kanalin e Suezit është nxjerrë, duke bërë të mundur zhbllokimin e kanalit dhe fillimin normal të lëvizjes së anijeve (rreth 400 anije të tjera prisnin radhën të kalonin). Sipas autoriteteve të kanalit të Suezit, anija është orientuar 80% në drejtimin e duhur.

Anija “Ever Given” me flamurin e Panamasë, 400 metra e gjatë dhe që peshon më shumë se 200 mijë ton, pas shumë ditësh përpjekje ka mundur të lëvizë dhe të largohet nga bregu, ku kishte ngecur. Për të bërë të mundur nxjerrjen e anijes janë dashur 10 rimorkiatorë gjigandë.

Anija është spostuar më shumë së 100 metra nga bregu perëndimor i kanalit, duke bërë të mundur të nisë arkullimi normal i anijeve përgjatë kanalit. Ky kanal është 190km i gjatë dhe menaxhon rreth 10% të tregtisë detare ndërkombëtare dhe çdo ditë bllokim ka një kosto marramendëse.