Ajka feston sot 4 vjetorin e lindjes dhe mami Xhensila Myrtezaj nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Pas urimit të Besit, që preku të gjithë fansat e tij në rrjetet sociale me urimin e tij të veçantë, ka qenë radha e këngëtares që uroi të bijën për ditëlindje.

Pak minuta më parë, ajo ka ndarë në Instagram videon emocionuese, të papublikuar më herët, kur ka marrë për herë të parë në krahë vogëlushën e saj në sallën e lindjes.

Një moment mjaft i veçantë që tregon se në momentin kur mjekët e afruan Ajkën tek e ëma, e vogla menjëherë ka pushuar së qari.

Po aq e bukur sa video, është edhe urimi që këngëtarja i ka kushtuar së bijës, që na preku zemrat të gjithëve:

Ora 11:50 \12 Korrik \2018

Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti. Tretem per ty. Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im.Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore – shkruan këngëtarja në Instagram, duke treguar dashurinë e madhe për Ajkën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)