Moderatorja e njohur, Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare me dasmë pak ditë më parë.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë, festa e tyre vijon të jetë lajm kryesor në media, teksa tashmë çifti ka vendosur të arratiset jashtë vendit për të shijuar muajin e tyre të mjaltit.

Ata po kalojnë disa ditë pushimi në Como të Italisë, teksa kjo ka qenë një dëshirë e vetë Arminës. Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila ka publikuar një video nga vendi, ku duket Armina e veshur me një fustan rozë e me një libër në dorë.

Disa kohë më parë, Armina ka zbuluar se në Como ajo ka marrë propozimin për martesë nga Shkëlzeni, në një stol, teksa ka treguar edhe se ky është një vend shumë i pëlqyer nga çifti ku festojnë përvjetoret e tyre.

“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi”, ka thënë përpara disa kohësh Armina Mevlani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)