Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po shijojnë një muaj të dytë mjalti pasi u martuan në një ceremoni shumë të madhe të shtunën e kaluar në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çifti i sapomartuar kanë udhëtuar drejt Italisë, ku fillimisht janë shfaqur në liqenin e Como-s disa ditë më parë, në një foto ku të dy po putheshin dhe dukeshin mjaft të dashuruar.
Fotoja bëri xhiron e rrjetit, duke marrë miliona pëlqime dhe duke gëzuar shumë fansa që e kanë simpatizuar që herët këtë çift.
Pas Como-s, destinacioni i radhës i tyre ka qenë Milano. Ata janë fotografuar sërish së bashku, të kapur nga dora, ku Jennifer Lopez shfaqej mjaft elegante, e veshur vetëm me të bardha.
Kujtojmë se çifti bëri një dasmë tjetër një muaj më parë, e cila ishte mjaft private dhe tentuan ta mbanin larg mediave, ndërsa më 20 gusht dasma ishte madhështore me shumë të ftuar.