Pas deklaratës së Antonela Berishës se nëse ‘mashkulli nuk është bos, mos t’i afrohet’ ka pasur shumë diskutime, jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në televizion. Deklarata e saj është bërë temë diskutimi për shumë emisione. Jo vetëm publiku i thjeshtë, por reagime ka pasur edhe nga njerëz të njohur në median rozë, siç është edhe rasti i Mevlan Shabaj-t, një tjetër ish-konkurrent i programit të dashurisë ‘Përputhen’ që ka vendosur gjithashtu të reagojë ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Mevlani ka shprehur mendimin e tij rreth kësaj deklarate. Edhe pse ai nuk përmend në fakt asnjë emër, duket qartazi se ky postim në ‘story-n’ e tij është bazuar në deklaratën e fundit të ish-konkurrentes së ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother’, Antonelës. “Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja”- shkruan Mevlani në Instagram-in e tij.

Kujtojmë që Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi të dy kanë qenë pjesë e edicionit të dytë të programit të dashurisë për të rinj, ‘Përputhen’. Ata u kthyen shpejt në dy nga konkurrentët më të komentuar edhe për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u krijua mes Mevlanit, Antonelës dhe Ledianës.

Sa i përket deklaratës së Antonela Berishës, ajo u shpreh specifikisht disa ditë më parë se: Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?. Një deklaratë që vijon ende të komentohet.