Pak javë më parë, aktorja e dashur e humorit Delinda Disha konfirmoi përmes rrjeteve sociale se nuk do të ishte më pjesë e programit të humorit “Klanifornia”.

Duke nisur nga shtatori, Delindën do ta shohim në krah të Fiori Dardhës, në rolin e moderatores në emisionin investigativ “Xhadat”.

Por duket se ky nuk do të jetë i vetmi largim nga Klanifornia, pasi një tjetër emër i rëndësishëm ka konfirmuar ditën e sotme se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi.

Bëhet fjalë për aktoren bukuroshe Eliona Pitarka, e cila në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar se nuk do të vijojë më karrierën e saj në Klanifornia.

E pyetur se kur do të nisë programi i humorit, Eliona ka treguar se nuk e di, pasi nuk do të jetë më pjesë e Klanifornisë.

“Në fakt nuk kam informacione të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornisë, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive” – shkruan Eliona duke befasuar të gjithë ndjekësit e saj të cilët nuk kishin informacion.

Ende nuk dihet nëse Eliona dhe Delinda do të jenë të vetmet të larguara nga Klanifornia apo nëse do të ketë edhe të tjerë. Prej disa ditësh, programi ka hapur edhe audicionet për aktorë të rinj.