Themeluesi i kompanisë së njohur në të gjithë botën ‘Meta’, Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba.

Ka qenë vetë Zuckerberg-u ai i cili ka ndarë lajmin e ëmbël përmes një postimi në kanalet e tij sociale.

Ai ka publikuar një foto ku pozon krah partneres së tij Priscilla Chan, teksa zbulon se së shpejti çifti do të bëhen sërish prindër të një vajze.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!” – shkruan Mark Zuckerberg krah fotos.

Zuckerberg dhe partnerja e tij Priscilla janë prindër të dy vajzave, Maxima Chan, e cila erdhi lindi në dhjetorin e vitit 2015 dhe August, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit 2017.