Pas batutës së papërtatshme për jetimët, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj. Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të komentit të saj.

Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej. “Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i proceso emocionet.

Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar.”, shkroi blogerja duke shtuar: “Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha.

Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj”, shkroi ajo.

Por fansat kanë vazhduar me komente kundër saj dhe nëpër postimet që ka bërë më parë. “E shpifur”, “Unfollow e ke zemra”, “Shpirtit dhe mendjes nuk i bën dot make-up”, “Ça bën në jetë? Patinoj fytyrën me tualet, femra kot, lyhu e dil kafe e party. Kujtojnë se është kënaqësia e jetës, kokëboshe.

Të gjithë të të bëjnë unfollow, aq e papjekut saqë nuk kërkon dhe falje. Turp, dukesh si me probleme në zhvillim mendor”, “S’të shoh dot më njësoj”, “Kjo bën sikur si plas fare…unë e shikoj si një kriminele këtë”, i shkruajnë njerëzit.