Pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP të martën, aktori i njohur shqiptar, Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë. Ai ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku teksa falënderon të gjithë miqtë e ndjekësit e tij për mbështetjen, shkruan ndër të tjera se ai është keqkuptuar për humorin e tij.

Sakaq, Amos i kërkon ndjesë gjithkujt që është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë, sjellja apo qëndrimet e tij në raport me komunitetin brenda shtëpisë, ndërsa shprehet gjithashtu i lumtur që do t’i rikthehet jetës së tij.

‘’Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia.

Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!

Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë. Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!”-shkruan mes të tjerash Amosi.