Programi ‘Përputhen’ i dha famë shumë njerëzve, të cilët deri para se të ishin pjesë e tij, ishin thjesht të panjohur për publikun shqiptar.

Ndërsa tashmë, shumë prej tye janë kthyer në personazhet më të komentuar të showbiz-it, duke krijuar secili edhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Të tillë kanë qenë edhe Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, çifti që u njoh brenda programit, por që e zyrtarizoi lidhjen jashtë tij.

Dyshja e vazhduan marrëdhënien e tyre për më shumë se një vit, por prej disa javësh, ata kanë vendosur të ndahen, duke i dhënë kështu fund çdo gjëje.

Kjo lidhje nuk ka përfunduar në paqe, teksa të dy kanë hedhur shpesh kunja për secilin prej tyre.

Mirëpo, së fundmi, Melisa Lleshi ka vendosur të zhvillojë një bisedë me ndjekësit e saj, ku ka zbuluar ndër të tjera edhe gjendjen e saj aktuale. ‘Beqare e lumtur’ – ka shkruar ajo, ndërsa është ngacmuar edhe se me kë po e vazhdon jetën.

‘Me familjen time, me qenushat e mi, me shoqërinë, si gjithmonë’ – , ka shkruar Melisa në përgjigjen që i ka dhënë ndjekësit të saj në Instagram.