Moderatorja Albana Osmani është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në television me emisione si “Fan Club”, “Fiks Fare” etj, megjithëse tanimë prej disa kohësh i mungon ekranit.

Pas një kohe të gjatë shkëputje nga profesioni i saj, Albana së shpejti do të rikthehet në ekran. Burime për “Kryefjala.com” kanë bërë me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror të futbollit në Rtsh.

Deri më tani, mungon një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores. Në një situatë të tillë, kjo eksperiencë do të ishte diçka e re për Osmanin, pasi e kemi parë të prezantojë çfarëdolloj program tjetër, ama një emision sportiv akoma jo.

Edhe pse nuk ka qenë prezente në ekranet shqiptare, Albana Osmani ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me ndjekësit e saj në Instagram, duke qenë shumë aktive.