Ajo që pritej prej shumë kohësh, ndodhi! Përmes shoqes së tyre të ngushtë, Semi Jaupaj, Bora Zemani dhe Donald Veshaj konfirmuan ribashkimin!

Edhe pse që pas daljes së Donaldit nga Big Brother, çifti janë fotografuar disa herë së bashku, ata nuk kishin pranuar asgjë.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar, Semi Jaupaj postoi një foto me dyshen në Instagram, duke shkruar “Shokë përgjithmonë”, e duke shuar kështu çdo dyshim se Donaldi e Bora nuk janë bashkë.

Fotoja e tyre ka qenë lajmi i ditës, teksa është komentuar gjerësisht nga fansat e çiftit. Por duke qenë se ‘ndarja’ e tyre erdhi nga marrëdhënia që Donaldi krijoi brenda shtëpisë së Big Brother me Beatrix Ramosaj, edhe kjo e fundit ka vendosur të lërë një koment.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Beatrix Ramosaj ka publikuar disa foto nga mbrëmja e kaluar, ku ka qenë e pranishme në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Në përshkrimin e fotove ajo ka shkruar shkurt: “2€”, që shihet si një kunj për çiftin e ribashkuar.

Por nuk mbaron me kaq, pasi ajo ka vendosur t’i replikojë edhe komentit të ndjekëses së saj, e cila i shkruan: “Disa njerëz vlejnë 2€ , disa të jetë janë të paçmueshëm” ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “E rond! Hahaha, te dua!”