Tirana ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e janarit. Pas huazimit të Taulant Seferit, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë prezantuar një finlandez:

“Mirë se vjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të janarit. Tim Väyrynen ka qenë një ndër emrat, me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot, duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27-vjeçar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e kombëtares finlandeze, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’iu bashkuar klubit më të madh shqiptar”.