Japonia,Singapori dhe Koreja e Jugut renditen në tre vendet e para në kontinentin aziatik që u ofrojnë personave që kanë pashaportat e këtyre shteteve liri sa i përket udhëtimit në botë. Ky informacion vjen pas një raporti të ri tre mujor të publikuar nga “Henley & Partners”, firma këshilluese botërore për qytetarinë dhe qëndrimin në Londër.

Është shteti japonez që qëndron i pari në listë dhe i ofron qytetarëve të saj lëvizje pa viza ose viza sipas kërkesës në 193 destinacione në botë, krahasuar me 192 destinacionet që ofrojnë Singapori dhe Koreja e Jugut

Po sipas këtij raporti, thuhet se tregjet në Amerikën e Veriut dhe në Europë janë rikuperuar me rreth 60% të niveleve të tyre të mëparshme të lëvizshmërisë së udhëtimit.

Sa i përket Europës, Germania dhe Spanja janë dy shtetet që u ofrojnë akses pa viza në 190 destinacione, të ndekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu në 189 vende të botës. Më poshtë vijnë Danimarka, Holanda, Austria dhe Suedia, në vendin e pestë dërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Ja cilat janë pasaportat më të forta në korrik 2022 janë:

Japoni (193 destinacione)

Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)

Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)

Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)

Hungaria (183 destinacione)

Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)

Pasaportat më të dobëta në korrik 2022

Koreja e Veriut (40 destinacione)

Nepal, territori palestinez (38 destinacione)

Somali (35 destinacione)

Jemen (34 destinacione)

Pakistan (32 destinacione)

Siri (30 destinacione)

Irak (29 destinacione)

Afganistan (27 destinacione)