Tashmë u konfirmuar zërat që fliteshin prej kohësh për ndarjen mes futbollistit argjentinas Mauro Icardi dhe të famshmes ëanda Nara, që nuk ishte vetëm bashkëshortja e tij por edhe menaxherja.

Ndërkohë pas ndarjes nga Icardi, Wanda duket se ka nisur të shoqërohet me Martín Payero, vetëm 24 vjeç (12 vite më i ri), mesfushorin e Boca Juniors.

Sipas gazetares argjentinase Pía Shaw, ata tashmë janë takuar disa herë, në një rast në publik. “Wanda shkoi në sallën e bowlingut Afrika të mërkurën mbrëma dhe çka ra në sy ishte ‘harbimi’ me Payero. Ata u panë duke biseduar, asgjë tjetër, por kjo i shton dyshimet”, tregon gazetarja në fjalë.

Yanina Latorre shtoi një fakt tjetër që do të konfirmonte romancën e re mes Narës dhe Payero. Në të njëjtin program, ajo siguroi se disa ditë më parë kanë dashur t’i shesin informacione për lidhjen e biznesmenes me një futbollist vendas por ajo sqaroi se nuk ka ndërmend të japë asnjë qindarkë për asnjë foto apo të dhëna specifike.

Wanda ka njoftuar ndarjen nga Icardi këtë të enjte përmes një postimi në rrjetet sociale “Është shumë e dhimbshme për mua ta jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim, gjërat që po kaloj dhe spekulimet mediatike, preferoj që ta merrni vesh ndarjen nga unë.

Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem më kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.