Orët e fundit shumë të nxehta të merkatos së transfertimeve për Interin, i cili nga njëra anë duhet të mendojë për sigurimin e Milan Skriniar, për të cilin interesi i Paris Saint Germain duket se është rikthyer fuqishëm, edhe pse duket se zikalterit do te bejne “mur” me presidentin Zhang ne linejn e pare…

Nga ana tjeter, përditësimet vijnë nga Spanja, ku gazetari Gerard Romero jep nje thashetheme që i bën tifozët e Interit të ngrene veshet. Sipas tij, Barcelona dhe Inter kanë arritur një parim marrëveshjeje për huazimin e Jordi Alba me klubin blaugrana të gatshëm të paguajë 60% të pagës.

Megjithatë, nuk do të kishte marrëveshje me lojtarin: Alba duhet të jape nje pergjigje. Një sugjerim që sipas Interit nuk ekziston absolutisht! Por, ne Spanje vazhdojne te dalin fjale se diten e enjte, Alba do te jape pergjigjen e tij nese do te pranoje ose jo.

Interit i eshte sugjeruar edhe Depay po nga Barcelona por edhe ne kete rast nga zikalterit ka ftohtesi, duke ditur rrogen e holandezit dhe faktin se ne ate sektor jane te mbuluar per momentin.