Para pak ditësh, artistja shqiptare Dafina Zeqiri shqetësoi të gjithë ndjekësit e saj, teksa u shfaq me një maskë oksigjeni në fytyrë pa dhënë asnjë detaj mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Këngëtarja shqiptare, e cila mban vulën e shumë hiteve është shumë aktive në rrjete sociale, teksa edhe ditën e sotme, Dafina ka treguar se nuk ndihet aspak mirë dhe do të marrë pushime.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka treguar se ka shumë nevojë për t’u kujdesur për veten, pasi ka kaluar një verë të çmendur.
Ajo lajmëron ndjekësit e saj se do të shihen së bashku së shpejti, duke mos dhënë të tjera detaje rreth shëndetit.
‘Trupi im po ‘ulëret’ pasi unë kam shumë nevojë për t’u kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte e çmendur, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim. Shihemi së shpejti! – shkruan Dafina Zeqiri
This is my body screaming that I’m overdue for some “me” time. Summer has ben crazy, love you all more than u could imagine! Always do my best even when sick, but now time to take care of myself, my health, see u guys soon! 🫶 pic.twitter.com/kjIUqEfa37
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 29, 2022