Ushqimi i preferuar i fëmijëve, por jo vetëm, edhe i shumë të rriturve janë pa dyshim patatet e skuqura. Shija e tyre është e jashtëzakonshme dhe e pakrahasuar me asgjë tjetër.

Megjithatë, për fat të keq, është një nga ushqimet më pak të rekomanduar nga nutricionistët, pasi përveç kalorive të larta, patatet e skuqura kanë edhe shumë yndyrna, që rrisin shanset për të pësuar infarke, por edhe të akrilamideve, që janë substanca kancerogjene.

Por, ka disa mënyra se si të reduktojmë sasinë e kësaj substance kancerogjene te patatet e skuqura dhe ju ftojmë të lexoni këto këshilla:

Mundohuni t’i skuqni patatet me vaj ulliri dhe jo vaj vegjetal dhe mos përdorni të njëjtin vaj 2-3 herë.

Mos i vendosni patatet në frigorifer, sepse sipas nutricionisteve, temperaturat e ulëta mund të rrisin nivelin e sheqerit te patatja.

Mos i skuqni patatet shumë, por deri sa të marrin ngjyrën e artë dhe mos konsumoni ato patate që kanë ngjyrën e errët.