Shqipëria vijon ende të jetë një vend ku liria e shtypit është e kufizuar. Sipas organizatës “Reporterë pa kufij”, Shqipëria ka humbur 20 pozicione në këtë renditje dhe aktualisht klasifikohet në vendin e 103-të.

Sipas kësaj organizate, në vendin tonë janë intesifikuar ligjet kundër mediave dhe gazetarëve, duke bërë që liria e shtypit të jetë e cunguar. Për pasojë, vendi ynë renditet mes vendeve problematike në këtë drejtim.

Në lidhje më lirinë e shtypit, janë disa tregues në të cilat ndahet vlerësimi: Të mira, pak a shumë të mira, problematike, të këqija dhe shumë të këqija. Në këtë studim janë ëprfshirë 180 shtete nga e gjithë bota.

Në krye të kësaj liste ndodhen vendet nordike, ku liria e shtypit është e garantuar (Norvegjia, Danimarka e Suedia), ndërkohë që Amerika klasifikohet në vendin e 42-të. Përmirësim në këtë drejtim ka Kosova, që aktualisht renditet në vendin e 61-të.