13 vite futboll në nivele të larta. Pedro Rodriguez feston sot debutimin e tij me fanellën e Barcelonës. Njw rrugwtim qw nisi njw njw datw si sot, mw 2008. Spanjolli i Romës dëshironte ta festonte këtë moment historik me një video të postuar në rrjetet e tij sociale. Pak më shumë se dy minuta për të rijetuar momentet e lavdishme, të kaluara në fushë, dhe 25 trofetë që fitoi në karrierën e tij. Një Kupë Bote, një Kampionat Europian, tre Champions, pesë La Liga dhe Premier League janë vetëm disa nga shumë titujt e fituar nga lojtari i datwlindjes 1987.  “13 vite nga debutimi im, por e njëjta dëshirë si gjithmonë”, – ishte komenti i tij në mediat sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pedro Rodriguez Ledesma (@_pedro17_)